𝗞𝗿𝘆𝗲𝗺𝗮𝗱𝗵𝗶 𝗻𝗲̈ 𝗠𝘂𝗿𝗶𝗾𝗮𝗻: 𝗣𝗲̈𝗿𝗺𝗯𝘆𝘁𝗷𝗲𝘁, 𝘀𝗵𝗸𝗮𝗸 𝗺𝘂𝗻𝗴𝗲𝘀𝗮 𝗲 𝗺𝗲𝗻𝗮𝘅𝗵𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗳𝘂𝗻𝗸𝘀𝗶𝗼𝗻𝗶𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁

0
75

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi vizitë në një shtëpi në Muriqan

Unë kam qenë në Lezhë në mëngjes, isha në Laç te një fermer dhe kudo e njëjta histori, ku gjithsecili thotë që nuk është problemi i përmbytjes nga reshjet, por se po përmbyten nga shkarkimet. Mungesa e funksionimit, e menaxhimit, e përgatitjes në fund të fund shteti përse është? Shteti përgjigjet qoftë edhe për një qytetar të vetëm. Ti mund të kesh pak banorë dhe nga ana financiare ndoshta ty s’të leverdis, por Lumin e Bunës do ta pastrosh, argjinaturat do t’i mirëmbash, sepse ti nëse nuk paguan dritat këtu, ai të vjen me vrap dhe të thotë: Pse s’e pagove? Edhe pse je një person dhe harxhon shumë pak.

Ne jemi shumë dakord që shteti me taksa mbahet, por kur shteti taksat tona i përdor për të ngrënë dhe për të pirë rrugëve të botës ministrat, normal që s’kam pse të paguaj taksa. Unë nuk mund të them që mes një pensionisti me një pension social që është vetëm 70 mijë lek të vjetra, çfarë do të bëjë më parë ai? A do paguajë dritat? A do paguajë ujin? A do ushqehet? Kur ti ke minimumin e ndërgjegjes që një familje në fshat me 70 mijë lek të vjetra do paguajë dritat, ujin, ilaçet, do paguajë taksën e tokës që është e përmbytur. Ne e dimë që gjërat nuk ndryshohen me një të rënë të lapsit.

Ne e dimë që është shumë e vështirë për të ndryshuar shumë gjëra. Por më e pakta është se njerëzit kanë nevojë për të parë pak respekt, një dëshirë të mirë që ti ke dëshirë ti ndihmosh sepse nuk të kushton asgjë ti paraprish disa gjërave.

Sepse çfarë ka ndodhur? Ajo që ka ndodhur është si rezultat i faktit se ne nuk menaxhojmë atë që duhet. Ne kemi meteorologë, kemi inxhinierë, kemi njerëz të cilët e parashikojnë çështjen e përmbytjeve. Ndodh që ai e parashikon përmbytjet para se të fillojnë reshjet. Merr masat për hidroforët, sepse meteorologjia është shkencë nuk është fall, me të cilën njerëzit kanë parashikuar tërmetet, stuhitë, kanë parashikuar ditët më diell, kanë parashikuar thatësirat etj. Pra, ti e ke të ndërtuar si institucion, por ne i kemi shkatërruar institucionet, i kemi kthyer në struktura militante.

Edhe ne si politikë kemi fajet tona, se me thënë të drejtën edhe ne kur vijmë këtu tek ju, e kemi një lloj peshë barre mbi supe, se s’mund të themi që ne nuk jemi fajtorë. Sepse nëse kjo situatë vjen sot deri këtu, përse vjen? Edhe për shkak të një lloj po themi neglizhence nga ana jonë, për hir të një stabiliteti, sikurse e thatë edhe ju. Unë nuk votoj vetëm për të paguar fermeri apo fshatari apo qytetari që nuk ka mundësi ta paguajë energjinë elektrike 10 mijë lek të vjetra dhe hajde ta fusim në burg. Por, kur e ke votuar kërkoi që ta paguajë edhe ai oligarku, edhe ai trafikanti që ka me miliona lekë pa paguar energjinë elektrike për të bërë shtëpitë e xhamit për kanabisit e Edi Ramës që i shet rrugëve të Evropës, apo ato oligarkët apo miqtë e Edi Ramës që nuk kanë paguar me vite të tëra dhe ti as nuk ia pret energjinë elektrike dhe as nuk i arreston.

Problemi pra është zbatimi i ligjit me dy standarde. Qytetarin ti e merr dhe e plas brenda në birucë, ndërsa atë tjetrin që është i lidhur me ty e lejon të vjedhë. A ka mundësi për të ndryshuar? Sigurisht që po, ka mundësi pa fund. E rëndësishme është ta kuptosh dhe mos të bësh më gabim. Edhe unë kam bërë gabime. A ka mundësi ta përmirësoj? Po kam mundësi ta përmirësoj, për t’iu dhënë shansin dhe mundësinë të rinjve dhe të rejave për t’u dhënë shansin të drejtojnë. Ju thatë që kam ngelur me gruan në shtëpi se fëmijët më kanë ikur në emigracion. Po nuk ka gjë më të keqe. Unë jam nënë vetë dhe e di ç’do të thotë kjo gjë!

PËRGJIGJU