“𝐓𝐞 𝐓𝐫𝐚𝐮𝐦𝐚 𝐮 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐧 𝟐𝟗 𝐦𝐢𝐣𝐞̈ 𝐮𝐫𝐠𝐣𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐤𝐢𝐫𝐮𝐫𝐠𝐣𝐢𝐤𝐚𝐥𝐞”, 𝐒𝐩𝐚𝐡𝐢𝐚: 𝐎𝐠𝐞𝐫𝐭𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐫𝐢𝐭𝐦𝐞𝐭𝐢𝐤𝐚 𝐞 𝐦𝐚𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭, 𝐦𝐨𝐝𝐞𝐥𝐢 𝐑𝐚𝐦𝐚 𝐟𝐚𝐭𝐤𝐞𝐪𝐞̈𝐬𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭

0
567

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, sulmon ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut, pas mesazhit të saj se prej fillimit të epidemisë janë kryer te Spitali i Traumës 29 mijë urgjenca kirurgjikale!!!

Spahia shkruan në ‘Facebook’ se ministrja Manastirliu as nuk merr vesh nga kjo fushë, por as përpiqet ta kuptojë sado pak dhe lëshon budallallëqe të nivelit olimpik.

Sipas tij, “Ose injoranca është edhe më e madhe, nga sa mund ta imagjinojmë, ose pastaj mashtrimi është kthyer në mënyrë jetese e nuk njeh më asnjë kufi, as njerëzor e as llogjik!

Mesazhi i Spahisë:

OGERTA DHE ARITMETIKA E MASHTRIMIT!!!Cuditë nga ministrja e shëndetësisë nuk kanë të mbaruar! As nuk merr vesh nga kjo fushë, por as përpiqet ta kuptojë sado pak dhe lëshon budallallëqe të nivelit olimpik, si mburrja se në Spitalin e Traumës qenkan bërë prej fillimit të epidemisë 29 mijë urgjenca kirurgjikale!!!!

Mesa duket ministrja është po aq e paditur edhe në aritmetikë, sepse ajo shifër tejkalon cdo imagjinatë. Së pari është aritmetikë e thjeshtë. 29 mijë ndërhyrjet që pretendon Ogerta, nëse pjesëtohen me 6 muaj të epidemisë, del shifra 4833 (ndërhyrje në muaj). Po ta pjesëtosh në 30 ditë që ka muaji, i bie që sipas Ogertës, në Spitalin e Traumës të jenë bërë 161 ndërhyrje kirurgjikale në ditë!!!! Dhe kjo edhe në kushtet, kur ndryshe nga sa e fsheh apo nuk e di Ogerta, prej datës 18 Maj deri në 13 Korrik, kirurgjia e QSUT ka qenë krejtësisht funksionale, pra ndërhyrjet kirurgjikale nuk kanë qenë ekskluzivitet i spitalit të Traumës!!!!

Ose injoranca është edhe më e madhe, nga sa mund ta imagjinojmë, ose pastaj mashtrimi është kthyer në mënyrë jetese e nuk njeh më asnjë kufi, as njerëzor e as llogjik!Abuzim dhe mashtrim, kaq kanë bërë në 7 vite sepse nuk njohin asnjë mënyrë tjetër pune!

Modeli Edi Rama është fatkeqësi e kosto për shqiptarët!#25prill#MePDshpresëpërShqipërinë

PËRGJIGJU